Pas 12 vitesh mungesë kthehet në Tiranë ekspozita “World Press Photo”. Përveç Tiranës, pjesë e turneut botëror, që shfaq tregimet më me vlerë përmes fotografisë dhe ku prezantohet fotoreportazhi më i mirë vizual, do të jetë edhe Prishtina, nga 5 deri në 25 mars 2020.



