Petr Pavel, 61 vjeç, një gjeneral ushtrie në pension, është Presidenti i ri i Republikës Çeke. Numërimi i votave në balotazhin për zgjedhjet presidenciale ka përfunduar në masën 93%, megjithatë hendeku mbi sfiduesin Andrej Babis, një biznesmen i pasur i njohur për pozicionet e tij politike populiste, ish-kryeministër mes viteve 2017 dhe 2021, është i tillë sa të shpallet fitues.
Babis nuk mund të mbushë më boshllëkun prej mbi gjysmë milioni votash që e ndajnë nga gjenerali në pension.
Pavel mori 57.45% të votave, kundrejt 42.6% të kundërshtarit të tij. Pjesëmarrja e votuesve deri më tani ka qenë 69%, ku rreth 15 mijë qendra votimi kanë qenë të hapura ditën e sotme.
Kryeministri Petr Fiala e uroi Pavelin, duke nënvizuar se kjo është “humbja e tretë radhazi për Andrej Babis”, duke iu referuar politikave të vitit 2021 dhe atyre për Senatin vjeshtën e kaluar.
Kandidati i shoqërisë civile dhe vlerat demokratike që ai përfaqëson fitoi. Humbja e Babis ishte për shkak të fushatës më të neveritshme të tij, në të cilën ai kombinoi populizmin me ekstremizmin.
Jam i lumtur që ka fituar kandidati që synon bashkimin e opinioneve dhe qetësimin e konflikteve.



