Gjoni: Korriku nis me temperatura të larta deri në 39°C. Berati, Gjirokastra dhe Fieri, zonat më të nxehta (VIDEO)

Gjoni: Korriku nis me temperatura të larta deri në 39°C. Berati, Gjirokastra dhe Fieri, zonat më të nxehta (VIDEO)

Muaji korrik nis me temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 39°C.

 Ky është parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), i sjellë nga meteorologia Anira Gjoni në programin “MCN Live”.

Vendet më të nxehta pritet të jenë Berati, Gjirokastra dhe Fieri. 

Korriku nis me një valë të nxehti që mund të konsiderohet si një vazhdim i valës së nxehtë të muajit qershor, pasi temperaturat maksimale priten të arrijnë deri në 39°C. 

Temperaturat minimale në zonat e ulëta do të jenë rreth 21°C.

Në ditët në vijim, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36°C. Ndërsa në zonat malore, temperatura minimale do të jetë 16°C, ndërsa maksimumi pritet të arrijë deri në 30°C.

Kjo valë e të nxehtit në Ballkan pritet të vazhdojë, dhe temperaturat maksimale mund të rriten edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme.

Një problem shtesë gjatë kësaj periudhe të nxehtë është prania e erës, e cila do të rrisë rrezikun për përhapjen e zjarreve, sidomos në pyje.

Në zonat më të banuara, temperatura e ajrit do të arrijë vlera të larta, veçanërisht në qytetet e Beratit, Kuçovës, Gjirokastrës dhe Fierit. Pas këtyre zonave, temperaturat më të larta priten edhe në Tiranë dhe Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy