Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Zonat veriore dhe qendrore do të dominohet nga vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh por me vranësira më të dendura do të paraqitet moti për zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar reshje shiu në jug si edhe reshje dëbore në juglindje.

Orët e pasdites do të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat sërish do të rrezikojnë reshje dëbore në zonat juglindore të vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje gjatë vlerave të mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje me 3 apo 4 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy