Trendet e make up-it dhe të thonjve për Halloween 2025/ Fetahu dhe Rroshi: Eleganca dhe thjeshtësia po zëvendësojnë ekzagjerimet

Trendet e make up-it dhe të thonjve për Halloween 2025/ Fetahu dhe Rroshi: Eleganca dhe thjeshtësia po zëvendësojnë ekzagjerimet

Si çdo vit tjetër, Halloween-i mbetet një ndër festat më të përhapura në mbarë botën, ku njerëzit zgjedhin make-up, veshje dhe dizajne thonjsh nga më të frikshme për t’u futur në atmosferën e kësaj nate misterioze.

Në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Xhoana Fetahu, make-up artiste dhe Eugerta Rroshi, artiste thonjsh, ndanë detaje mbi trendet dhe kërkesat e klientëve për këtë vit, duke theksuar se 2025-a ka sjellë një stil më minimalist dhe më të thjeshtë.

Make up artistja Fetahu thotë se kete vit fokusi është te sytë, por me më pak detaje.

Merrem me pikturë dhe grimin artistik, që është pjesë e argëtimit në Halloween. 

Ka raste që grimi zgjat vetëm 30 minuta, por ndonjëherë më ka marrë edhe 4-5 orë, kur kërkohet shumë detaj dhe punë e imtë. 

Këtë vit trendet e make up-it janë më të përqendruara te sytë, me ngjyra të errëta dhe dramatike, por pa teprime në detaje.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë klientët janë fokusuar më shumë te veshja, ndërsa pjesa e grimit është më e thjeshtë, me linja të pastra dhe ngjyra të forta. 

Artistja e thonjve, Rroshi pohon se thonjtë 3D po zëvendësohen nga dizajne të thjeshta dhe të përdorshme në këtë fetsë.

Edhe në artin e thonjve, trendet e këtij viti janë më të qeta dhe më pak të ngarkuara. Punoj edhe me dizajne 3D, por këtë vit kërkesat kanë rënë. 

Mendova se do të kishte më shumë punë, por klientët po kërkojnë gjëra më të thjeshta, më të këndshme vizualisht dhe që mund t’i mbajnë edhe pas Halloëeen-it.

Mania për thonj të gjatë e me shumë ngarkesë detajesh ka rënë, dhe vajzat po preferojnë ngjyra të errëta klasike si e zeza, gri, shpesh të kombinuara me një element të vetëm dekorativ.

Trendet e këtij Halloween-i tregojnë se eleganca dhe thjeshtësia po zëvendësojnë ekzagjerimet, si në make up ashtu edhe në dizajnin e thonjve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy