Cakrani: Nuk ka arsye që prokurorët e SPAK të tremben, drejtësinë s’mund ta bëjë politika (VIDEO)

Cakrani: Nuk ka arsye që prokurorët e SPAK të tremben, drejtësinë s’mund ta bëjë politika (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me kërcënimin me jetë të prokurorëve për të cilën u shpreh se nuk ka asnjë arsye që prokurorët e SPAK të tremben, ndërsa theksoi se e kanë bërë Laert Haxhinë si Totorina.

Ai tha se në historinë e Republikës së Shqipërisë nuk ka ndodhur asnjëherë që të vriten prokurorët dhe gjyqtarët dhe sipas tij duket sikur e gjithë kjo po bëhet për të s’postuar më shumë vëmendjen. Cakrani tha se drejtësinë nuk mund ta bëjë politika.

Duhet të kuptojmë se ne publikun e informojnë sikur ne kemi shpikur ujin e ngrohtë, sikur drejtësia shqiptare sot ka bërë një gjë të madhe, që njerëzit e lidhur me organizatat kriminale të bashkëpunojnë me drejtësinë, por jo ky është një implementim që ne e kemi marrë nga Italia, Shqipëria e ka implementuar këtë duke u bazuar në ligjin 173, 2009 për mbrojtjen e bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe të tjera.

Gjithsesi tani ne jemi para një fakti se disa persona kanë folur, kanë dhënë disa detaje për ngjarje të caktuara dhe natyrisht tani shteti, prokurorët janë trembur, por për mua s’ka arsye fare sepse në këtë vend asnjë prokuror apo gjyqtar nuk është vrarë në këtë vend. Learti është një nga gjithë ata që janë në burgje dhe që janë dhe të lirë, se po e bëjnë Laert Haxhinë si Totorino. Problemi qëndron se ty të është kapur vetingu dhe drejtësia nga qeveria, por politika nuk mund të bëjë reformën në drejtësi.

Më tej ai shtoi se asnjë prokuror i krimeve të rënda që kanë dënuar edhe me burgim për jetë sot lëvizin pa eskortë, prandaj sipas tij të mos i bëjmë këta prokurorë të SPAK supermena.

Prokurorët e kërcënuar nuk është se kanë pasur ndonjëherë probleme, aty kanë jetuar dhe punuar, problemi qëndron që mua kjo më duket më shumë si një gjë për të s’postuar vëmendjen sepse në këtë shtet prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë janë vrarë asnjëherë.

Ndërsa duke u ndalur te ekstradimi i Laert Haxhisë, Cakrani tha se ai nuk do të ekstradohet sepse Gjykata e Janinës e ka rrëzuar këtë kërkesë, pasi sipas tij drejtësia shqiptare nuk do i bëjë një proces të rregullt ligjor.

Laerti nuk do të ekstradohet sepse problemi Gjykata e Janinës e ka rrëzuar këtë kërkesë me arsyetimin se drejtësia shqiptare është inkuizitore dhe ky rrezikon që në Shqipëri të mos i bëhet një proces i rregullt ligjor dhe kjo duhet thënë sepse ka shumë rëndësi fakti se si ata e formulojnë dhe të rrëzojnë do të thotë se ne kemi probleme të mëdha me drejtësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy