
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit më 31 maj, pasi fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në zgjedhjet e prillit.
Analisti nga Kosova, Lavdim Hamidi për edicionin e lajmeve në “MCN tv” e cilëson si ditë zie për demokracinë në Serbi, meqë aty politika kontrolluese e Vuçiç, nuk e ka lejuar asnjë përfaqësues shqiptarë të marrë pjesë.
Realisht zgjedhje e Vuçiç është një ditë zie për demokracinë në Serbi, në një shtet kur opozita është inekzistente dhe nuk ka asnjë përfaqësues shqiptar në parlamentin serb.
Pas disa vitesh shqiptarët nuk do të jenë të përfaqësuar në kuvend, falë politikes që tij që kontrollon shtetin, parlamentin, institucionet, mediat.
Pos tjerat Vuçiç është betuar për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën, si pjesë integrale të saj.
Kjo sipas Hamidit, në realitet është e pamundur, sepse pos që Vuçiç nuk lejohet të futet në Kosovë, ai nuk ka mundur të organizoj atje as zgjedhjet e fundit e as Referendumin.
Është krejtësisht e parëndësishme se çfarë do të premtojë Vuçiç me betimin. A mundet presidenti, në realitet, të zbatojë atë që e ka thënë, nuk mundet. E pamë që nuk mundi të organizonte zgjedhjet në Kosovë, as referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të mos thënë që nuk mundi të dërgonte ushtrinë e policinë, as nuk mundi të shkonte vetë atje.
Presidenti i Serbisë ishte për herë të fundit në Kosovë në shtator të vitit 2018, kur vizitoi Ujmanin në veri të Kosovës, vizita u miratua nga autoritetet në Kosovë, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit.
Ndërkohë para dy vitesh ka kërkuar të vizitojë Kosovën, por nuk e lejua nga institucionet e Kosovës, pra realiteti është se në 20 vitet e fundit nuk ka kurrfarë kompetence nga qeveria e Serbisë dhe as nga institucionet atje.



