
Prej ditësh fermerë dhe blegtorë kanë dalur në rrugë në përpjekje për të bindur Ministrinë e Bujqësisë të marrë në konsideratë disa kërkesa që lidhen me subvencionimin e fermave por edhe të prodhimit.
Lidhur me këtë, Donjaldo Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, tha në studion e lajmeve në MCN Tv, se një situatë që po jep efekte zinxhir në industrinë e përpunimit të qumështit.
Duke qenë se ka një muaj që përpunuesit e qumështit, janë në sforco për të siguruar qumësht nga fermat, ne kemi bërë kërkesë por kërkuat tona, nuk u morën në konsideratë nga qeveria dhe për fat të keq, kjo po pengon edhe më shumë sektorin e përpunimit të qumështit.
Prodhimi i qumështit po bëhet një sektorë që nuk po favorizohet dhe vet fermerët fillojnë të largohen nga ky sektor, prandaj duhet ndërhyrja e qeverisë, ne kemi kërkuar mbështetje 10 lekë për blegtorin që ti sigurojmë shpërndarjen, poashtu të luftohet informaliteti.
Sipas Hoxhës, është kërkuar poashtu që blegtoria të subvencionohet për krerë lopë e jo për litër qumështi.
Shoqata e Konsumatorëve dhe Prodhuesve vendor, ka reaguar për Vendimin numër 101 të Këshillit të ministrave të datës 9 shkurt sipas të cilit blegtoria do të subvencionet për krerë dhe jo për litër qumësht. Ne jemi kundër dhe kemi kërkesa jonë duhet të ishte në bazë mbi mbështetjen e prodhimit, ne kemi kërkuar që kjo skemë të ishte më e madhe për blegtorinë dhe të ishin favorizuar disa skema, jo më kot, kemi kërkuar që të marrin në konsideratë skema të tjera të rajonit, siç janë skema në mbështetje të fermerëve me 10 lek.



