Ndalimi i shamisë në vendet publike/ A po humbet pikë Le Pen përballë Macronit?

Ndalimi i shamisë në vendet publike/ A po humbet pikë Le Pen përballë Macronit?

Propozimi i Marine Le Pen për të ndaluar shaminë në vende publike duket se po e pengon kandidaten e ekstremit të djathtë të fitojë vota përtej bazës së saj. Kujtojmë që Le Pen u zotua se do të gjobisë gratë që mbajnë shaminë në vendet publike, duke e etiketuar veshjen si “islamiste”.

Në Francë, shamia është ndaluar në shkolla dhe në administratën publike në emër të traditave laike të vendit. Në balotazhin e 24 prillit mes Le Pen dhe Macron pritet diferencë e ngushtë.  Së fundmi Le Pen ka deklaruar se ndalimi i shamisë nuk është element urgjent i fushatës së saj, duke u shprehur se është një pjesë e vogël të përpjekjes së saj për të luftuar "ideologjinë totalitare islamike". Ndërkaq Macron u përpoq ta godiste Le Penin në këtë çështje gjatë javës së fundit.

“Përballë meje është një projekt i ekstremit të djathtë që dëshiron ta bëjë Francën vendin e parë në botë që ndalon shaminë në vende publike”, tha ai në një intervistë në radio të enjten, duke shtuar se për të mbulesa “nuk ishte një obsesion. ”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy