Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura, ndërsa Mali i Munellës shpallet Park Natyror.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë është vendosur për shtimin e zonave të mbrojtura në vendin tonë.

Kemi bërë një punë të gjatë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që për 2 vitesh kemi punuar në terren për të bërë një përditësim të territorit, e të zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit. Kemi me këtë proces rishikimi shpallje të zonave të reja siç është lumi i Vjosës, që është aq shumë i komentuar apo siç është lumi i Shalës e kështu ne shkojmë me 2 nivele të reja të mbrojtura. Kemi një riorganizim të hapësirave të copëzuara më parë, duke i përfshirë në një territor më të gjerë që shkon në 20 mijë ha. Sot edhe me verifikim të territorit kemi 21% të territorit me dy vendime që janë në proces verifikimi mbërrijmë në një aset kombëtar që në 2022 do e kemi të përcaktuar me koordinata. I gjithë koncepti është për të shkuar më tej. Duke zhvilluar turizmin malor, sportet dhe turizmin e infrastrukturës. Parku Natyror i Munellës shpallet zonë e mbrojtur. Me shpalljen e VKM-ve do të keni listën e plotë të zonave të mbrojtura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy