
Eksperti i ekonomisë, Igli Tola në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me deklaratën FMN-së për amnistinë për të cilin u shpreh se ajo është kundër për shkak të pasojave të rënda që pritet të sjellë në ekonomi.
Ai tha se problem do të jetë nxitja e tatimpaguesve duke mos qenë korrektë, ndërsa shtoi se nuk dihet as volumi total i fondeve që do të amnistohen.
Duket qartë se FMN është kundër kësaj amnistie, që përveç fiskale sepse pasojat që do të sjellë në tërësi në ekonomi do të jenë goxha të rënda. Duket sikur FMN i mëshon faktit që lidhet me moralin tatimor ku problemi kryesor që do sjelli është se nxit në mënyrë direkt apo indirekt për të mos qenë rigorozë në pagimin e taksave dhe kontributeve dhe pastaj pritet një amnisti e radhës që do i fali. Në këtë mënyrë censurojnë dhe prishin rregullat e lojës dhe konkurrencën e lirë në tregje. Por problemi më i madh në të gjithë këtë historinë e amnistinë lidhet me faktin se paratë e paligjshme që se dimë sesa janë, pra duhet të bëhet një studim sesa priten të jenë të ardhurat që do pastrohen dhe përfitimet.
Më tej ai theksoi se në rastin më hipotetik, nëse do pastrohen 3 mld euro, në arkën e shtetit do të arkëtohen 200-300 mln euro që sipas tij, nuk është ndonjë përfitim i madh në këtë situatë krize që jemi.
Kjo amnisti po bëhet për paratë informale dhe mundësia e fundit për të përmirësuar situatën në këtë situatë krize. Por me amnistinë e parave informale nuk pritet të ketë situatë të përmirësuar apo të ndodhin mrekullira. Nuk ka një ide se si do procedohet, nuk kemi një plan apo strategji.



