Xama: 85% e mbetjeve duhet të shkojnë për riciklim, djegia dhe incenerimi kanë kosto të lartë mjedisore

Xama: 85% e mbetjeve duhet të shkojnë për riciklim, djegia dhe incenerimi kanë kosto të lartë mjedisore

Për shkak të mungesës së një sistemi riciklimi mbarëkombëtar në Shqipëri derdhet në det 8600 ton plastikë. Përgjatë 2022, në vend janë menaxhuar në total 820 822 mijë tonë mbetje urbane, ku pjesa më e madhe janë depozituar në landfille.

Lidhur me këtë, gazetarja Ola Xama në MCN Economy deklaroi se djegia dhe incenerimi kanë kosto të madhe mjedisore.

Ajo tha se nuk ka asnjë fushatë sensibilizimi për riciklimin e mbetjeve dhe se e vetmja rrugë e mbetur e qeverisë është ndryshimi i strategjisë. Sipas saj 85% e mbetjeve duhet të shkojnë patjetër për riciklim.

Interesi kryesor i çdo ekonomie është ekonomia qarkulluese që asnjë material të mos humbasë por patjetër që të riciklohet, të ndryshojë përdorimi i tij. Riciklimi ka të bëjë me një lëndë që është mbetje si plastikë apo drusore që mund të përthithen nga një industri e caktuar siç është riciklimi për të mos ndotur mjedisin. Nëse ato groposen apo depozitohen në landfill dhe kur bëhet djegia apo incenerimi kanë një kosto mjedisore. Nga të dhënat e cituara kuptojmë se riciklimi i mbetjeve në Shqipëri ka mbetur i njëjtë, pra sasia që po gjeneron Shqipëria është në ulje, ndërkohë që nga ana tjetër kemi pasur një politikë që fondet për incenerimin kanë qenë në rritje. Dhe nëse shohim kapacitetin e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës në letra se akoma si kemi shohim që varion nga 800 tonë në ditë për Tiranën deri në 500 për Fierin dhe 250 për Elbasanin. Pra mbulojnë më shumë se 3 herë sasinë e gjenerimit që ka Shqipëria.

Më tej ajo shtoi se patjetër që më metoda më e mirë është riciklimi dhe se sipas saj dihet që i hapet rrugë inceneratorëve pasi është ndryshuar strategjia e mbetjeve inceneremi është i fundit në fakt dhe ato mbetje që s’ke ku i çon që nuk shkatërrohen i çon për incenerim.

Nga pikëpamja teknike dimë që është e gabuar në bazë të strategjive, nga ajo ekonomike nëse shohim se sa ton mbetje kanë shkuar për incenerim në 2020 është 86 tonë, kap në total 1.2% të mbetjeve kjo vlerë ka shkuar në 2.4 % në 2021 dhe 4.9% në vitin 2022. Nëse marrim efektet financiare që ka buxheti i shtetit për inceneratorët janë paguar 65 mln euro në total. Pjesa tjetër shkon në landfill deri në 80% dhe një pjesë është hedhje në lumë, pra ndotje mjedisi.

E pyetur se riciklimi kërkon ndarje në burim dhe çfarë e bllokon atë, Xama tha se menaxhimi i mbetjeve është një industri që duhet të ketë specialist dhe se ka modele ku vendoset një taksë e drejtpërdrejtë për mbetjet dhe ka një model tjetër që ka gjoba dhe penalitete për shkeljet që bën një qytetar për ndarjen e mbetjeve.

Të gjitha këto penalitete vijnë kur nis politika e mirë. Ndarja e mbetjeve në burim ëshët rruga e duhur, por s’ka asnjë fushatë sensibilizimi apo masë që të këshillojnë qytetarët. Qytetarët mund të ndërgjegjësohen jo vetëm me gjoba por dhe duke i këshilluar ata. Fokusi më shumë është te parkimet e makinave se sa ti këshillojnë qytetarët se si bëhet mbetja. Por dhe ata që i ndajnë këto mbetje sërish kur shkon makina e mbeturinave mbetjet janë përzierë të gjitha si ato plastike ashtu dhe ato letra, druri dhe ushqimore.

E vetmja rrugë që i ka mbetur qeverisë është ndryshimi i strategjisë sepse nëse nuk e përdor industrinë e riciklimit nuk ka asnjë strategji riciklimi. Pra pjesa e parë është riciklimi, për incenerim janë ato mbetje që s’mund të degradohen dhe nuk ke çfarë ti bësh.

Dhe nëse marrim dhe pjesën e inceneratorit të Tiranës pastaj aty kemi dhe humbje më të madhe se dhe vetë ndërtimi i tij do më shumë kohë. 85% e mbetjeve të riciklohet është filozofia e duhur edhe pse jam shumë skeptike. Kjo është një tjetër taksë sepse inceneratorët kanë qenë kryekëput një aferë korruptive dhe sot ne po kthehemi te riciklimi dhe 85% e mbetjeve është rruga e duhur. Do të dojë dhe shumë forcë dhe punë të arteriteteve vendore për të këshilluar dhe detyruar qytetarët të bëjnë ndarjen në burim. S’ka asnjë model tjetër të shkohet te riciklimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy