SPAK i sekuestron 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë mjekut të QSUT-së

SPAK i sekuestron 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë mjekut të QSUT-së

SPAK i ka sekustruar një shifër të majme në zyrë dhe shtëpi doktorit të QSUT-së Edvin Prifti. Mjekut, që njëherësh është edhe shefi i Kardio-Kirurgjisë, i janë gjetur 250 mijë dhe 160 milionë lekë.

200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë mjekut Prifti. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.

SPAK e ka zbuluar rastësisht mjekun e njohur, pasi kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallku çi, e arrestuar sot bashkë me 10 persona të tjerë në atë gjykatë, bashkë me gjykatësen Enkeleida Hoxha, për veprën penale

Ndërsa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para. Nga kjo bisedë e përgjuar rastësisht mjeku i cili ka rënë në grackën e SPAK.

Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy