PD: Heshtja e Ramës e sulmet ndaj opozitës s'e fshehin dot skandalin me tenderin e ushqimeve

PD: Heshtja e Ramës e sulmet ndaj opozitës s'e fshehin dot skandalin me tenderin e ushqimeve

Partia Demokratike vazhdon të kërkoje transparence dhe llogaridhënie për tenderin e ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes. Gjatë një konference për mediat ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se as heshtja e Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët.

“Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe Ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterash pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet. Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Edi Rama nuk u përgjigj as mbrëmë, kur u pyet drejtpërsëdrejti për pikën më të dobët të tenderit”.

Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat se heshtja e Edi Ramës dhe sulmet nervoze ndaj opozitës nuk e zbehin këtë skandal me paratë e shqiptarëve.

Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje. Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë! Duan që mes klientëve dhe shqiptarëve, Edi Rama të vendosë të parët shqiptarët”.

Selia blu thotë se Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë të thjeshta:

Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?

Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?

 Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?

 Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve”, u shpreh ish deputeti demokrat Alibeaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy