Nëse mendoni se keni parë mjaftueshëm shpikje të çuditshme të modës për këtë vit, ja ku vjen më e fundit. Trendi i ri që synon të shpëtojë nga vapa gratë me gjoks të madh quhet Ta-Ta ToWels.
Siç mund të kuptohet edhe nga vetë emri, ato janë bërë nga i njëjti material me peshqirët dhe kanë trajtën e gjimbajtëseve që varen në qafë.
Me premtimin se janë një zgjidhje për problemet e djersitjes, këto “trasta” elastike shiten për 45 dollarë pala.
Ato janë krijuar nga shpikësi Erin Robertson.



