Një person hyn me makinë mes turmës në Bavari, disa të plagosur

Një person hyn me makinë mes turmës në Bavari, disa të plagosur

Një person ka hyrë me makinë në një turmë në Gjermani, duke goditur disa prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Passau, një qytet në Gjermaninë jugore, në kufirin me Austrinë, rreth 150 kilometra nga Mynihu. Lajmin e bëri të ditur policia gjermane, e cila nuk ka përjashtuar mundësinë që veprimi të ketë qenë i qëllimshëm.

Numri i të plagosurve nuk është ende i qartë. Mes tyre janë bashkëshortja dhe vajza e burrit që drejtonte makinën, një 48-vjeçar, i cili u arrestua. “Për momentin, nuk mund të përjashtohet që burri të ketë goditur qëllimisht grupin e njerëzve”, tha një zëdhënës i policisë për gazetën gjermane Passauer Neue Presse, pa dhënë detaje të mëtejshme. 

Sipas policisë, mund të ketë pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës. Policia u kërkoi kalimtarëve që ishin dëshmitarë të ngjarjes që të japin informacione të dobishme duke kontaktuar autoritetet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy