Specialistja e Pediatrisë dhe Infektologjisë, në Bruksel Valbona Selimaj Kontoni foli mbrëmjen e sotme nga studio e lajmeve të MCN TV lidhur me virusin që prek fëmijët.
Selimaj tregoi se ky virus shkakton flluska uji në këmbë, duar dhe në gojë, por bëri thirrje që prindërit të mos panikosen se siç u shpreh ajo fëmijët e kalojnë thjeshtë me paracetomol dhe Ibubrofen. Ajo theksoi se prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët e tyre të lajnë sa më shpesh duart.
“Jep temperaturë për dy tre ditë ose një javë, nuk ka rrezikshmëri të jetës. Ka vetëm flluska uji në këmbë, duar dhe gojë dhe fëmijët e kalojnë thjeshtë me paracetomol dhe Ibubrofen. Fëmijët duhet të kenë kujdes të lajnë duart dhe prindërit nuk duhet të panikosen”, tha Selimaj.



