
Sasia e madhe e reshjeve të 24 orëve të fundit ka bërë që të ngrihet në kohë rekord niveli i ujit në kaskadën e Drinit.
Sipas raportimit të orës 12:00 të Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri, në dy prej digave të Drinit, niveli i ujit po i afrohet kuotës maksimale.
Kështu, Komani raportohet në nivelin 174.65 m, ndërsa maksimumi është 175 m. Po ashtu edhe Vau i Dejës raportohet në nivelin 75.77 m nga 76 m që është niveli maksimal.
Ndërsa në HEC-in e Fierzës, niveli i ujit qëndron 269.73 nga 296 metra që është niveli maksimal.
Rritja më tej e nivelit të HEC-eve do të detyronte autoritetet të hapnin diga, që do të përkeqësonte akoma më shumë gjendjen në zonat e përmbytura.



