Everesti "rritet" me 86 cm

Everesti "rritet" me 86 cm

Mali Everest është rritur me 86 centimetra.

Ky është përfundimi zyrtar, i cili tregon një rritje të konsiderushme të malit, krahasuar me matjen e fundit e cila daton në vitin 1954 me një lartësi prej 8.848 metra mbi nivelin e detit.

Lartësia e re e malit Everest, saktësisht 8,848.86 metër mbi nivelin e detit,  është njoftuar nga Kina dhe Nepali, dy vendet që ndajnë malin me një kufi i cili kalon kontretisht përmes majës.

Prej kohësh Nepali dhe Pekini kanë mosmarrëveshje lidhur me çështjen e Malit Everest, pasi Pekini synon të ndalojë matjen e lartësisë në samitin shkëmbor dhe Kathmandu.

Në vitin 2005, Pekini kishte kërkuar që gati 4 metra akull të hiqeshin, duke ulur lartësinë e Everestit në 8,844,43 metra.

Marrëveshja midis dy vendeve fqinje për matjen e re u njoftua vitin e kaluar gjatë një vizite nga Presidenti kinez Xi Jinping në Nepal.

Gjeologjikisht shumë 'të rinj', Himalajet, të lindur 50-60 milion vjet më parë, janë ende në rritje për shkak të forcave tektonike të kores së tokës.

Gjeologët besojnë se maja e Everestit gjithashtu ngrihet me gati gjysmë metri çdo shekull apo më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy