
Kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, ka dhënë dorëheqjen. Olli që sot nuk do të jetë më kryetari i demokratëve, por do vijojë si këshilltar i thjeshtë.
Vendin e tij do ta zërë kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku.
Nuk dihen ende shkaqet që e çuan Ollin të hiqte dorë nga kreu i grupit të këshilltarëve.



