
Gjermania ka vendosur për masa të reja akoma edhe më shtrënguese se të parat, duke filluar nga 16 dhjetori.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar gjatë një deklarate për shtyp se do të ndalohet tregtia me pakicë nga 16 dhjetori deri në 10 janar.
"Masat e vendosura në 2 nëntor nuk kanë kanë qenë aq efektive sa duhet, ne përsëri jemi dëshmitarë të një rritjeje të infektimeve me Covid dhe një rritje eksponenciale”, ka deklaruar Merkel.
"Ne e dimë që sistemi shëndetësor është tashmë shumë i lodhur. Nevojitet një veprim urgjent, qëllimi mbetet që ne të kthehemi në mundësinë e rindërtimit të zinxhirëve të kontaktit dhe që përsëri të arrijmë një incidencë deri në 50 raste të reja nga 100 mijë banorët në shtatë ditë”, ka vijuar kancelarja Merkel.



