
Krijuesi i një prej filmave vizatimorë më të pëlqyer për fëmijë "SpongeBob SquarePants" Stephen Hillenburg ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.
Lajmi i vdekjes së Hillenburg u konfirmua nga televizioni Nickelodeon, i cili transmetoi shumë seri të karikaturës “SfungjerBob Pantallon-Katrori” që prej vitit 1999.
Në një deklaratë, kompania njoftoi se shkaku i vdekjes së Stephen ishte sëmundja e njohur si ALS.
“Me dëshpërim, ne ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Stephen Hillenburg, krijues i ‘SfungjerBob Pantallon-Katrorit’. Sot do të kemi një moment heshtje në nder të jetës dhe punës së tij”, shkruhej në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Përvec krijimit të karikaturës, Stephen drejtoi filmin e Sfungerbobit në vitin 2004, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.
"Ne jemi të trishtuar për të ndarë lajmin për vdekjen e Stephen Hillenburg, krijues i SpongeBob SquarePants," shkruhet në llogarin zyrtare të "Twitterit" të Nickelodeon.
"Sot po mbajmë një çast heshtjeje për të nderuar jetën dhe punën e tij."
SpongeBob SquarePants filloi në 1999 dhe ka parë më shumë se 200 episoda të transmetuara.
Ajo gjithashtu është bërë në një muzikore në Broadway , e cila fitoi çmimin e Tony më parë këtë vit.




