Protestuesit hedhin molotovë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit hedhin molotovë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë

Marshimi-protestë i opozitës, është përshkallëzuar para Ministrisë së Brendshme, në momentin kur protestuesit kanë hedhur molotovë.

 

Ndërkohë që policia nuk ka lejuar marshimin, duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve. 

 

Gjithçka ndodhi pas tubimit të mbajtur para Kryeministrisë, për të vijuar më tej me marshimin drejt godinave të institucioneve kryesore në vend.

 

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi, iu kërkoi efektivëve të policisë të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm.

 

Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? 

 

Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy