Sot Gjermania zgjedh presidentin e ri, Steinmeier favorit

Sot Gjermania zgjedh presidentin e ri, Steinmeier favorit

Asambleja parlamentare e Gjermanisë sot e zgjedh presidentin e ri të këtij vendi.

Korrespondentët në Berlin kanë raportuar se favorit i madh për t’u zgjedhur president është Frank-Walter Steinmeier, ish-ministër i jashtëm i respektuar, i cili ashpër e kishte kritikuar Donald Trumpin, gjatë fushatës presidenciale amerikane, në vitin 2016.

Socialdemokrati Steinmeier, 61 vjeçar, është paraqitur si kandidat i qeverisë, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ishte në gjendje ta gjej një kandidat nga partia e saj, që ishte i gatshëm të garoj për këtë post.

Partia Social Demokrate, e krahut të qendrës së majtë, është partnere në qeverinë e bllokut konservator Union të kancelares Merkel.

Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.

Presidenti i deritashëm, Jaoachim Gauck, 77 vjeçar, ka refuzuar të kandidohet për mandatin e dytë pesëvjeçar, për shkak të moshës së tij. / REL / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy