Pas urdhrit izraelit për evakuim, palestinezët nisin shpërnguljet nga Rafah

Pas urdhrit izraelit për evakuim, palestinezët nisin shpërnguljet nga Rafah

Mijëra njerëz po evakuohen nga Rafah, disa orë pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve të largoheshin nga qyteti, përpara një operacioni të ushtrisë.

Ushtria izraelite, e cila po përgatit një ofensivë të gjerë kundër Rafahut, filloi sot një ” operacion në shkallë të kufizuar ” për të larguar “përkohësisht” rreth 100,000 njerëz, duke bërë thirrje që ata të zhvendosen në “zonat humanitare”.

The Guardian, duke cituar dëshmitarë okularë, familjet e frikësuara po largoheshin nga zona ose në këmbë, me gomarë ose të grumbulluar me gjërat e tyre në kamionë të mbingarkuar.

Ka tension të madh në të gjitha zonat e Rafah, duke përfshirë zonat në perëndim të qytetit. Shumë kanë filluar të mendojnë për evakuim dhe shumë tashmë janë larguar nga zona”, tha një dëshmitar.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se hodhën fletëpalosje dhe dhanë udhëzime përmes “njoftimeve, mesazheve me tekst, telefonatave dhe transmetimeve mediatike në gjuhën arabe”, duke u thënë banorëve të shkonin në një “zonë të zgjeruar humanitare”.

Zëdhënësi i IDF e përshkroi evakuimin si “pjesë e planeve tona për të çmontuar Hamasin… ne patëm një kujtesë të dhunshme të pranisë së tyre dhe aftësive operacionale në Rafah dje.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy