Sulmi iranian, Kalemaj: Ngjarje e planifikuar të dhuronte spektakël, Izraeli nuk do kundërpërgjigjet (VIDEO)

Sulmi iranian, Kalemaj: Ngjarje e planifikuar të dhuronte spektakël, Izraeli nuk do kundërpërgjigjet (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, sulmin e Iranit ndaj Izraelit në fundjavë e sheh si kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar pasi palët ishin të përgatirura.

Duke folur për MCN Live, Kalemaj tha se pati shumë spektakël dhe pak dëme dhe se ajo që ndodhi pritej, pasi përgjigja e pritshme e Iranit ishte lajmëruar se do të ndodhte pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Iron dome arritën të rrëzonin 99% të raketave të lëshuara nga territorit të Iranit, të koordinuara me rebelët Houthi dhe Hezbollahun.

Ka qenë një sulm i Izraelit ndaj konsullatës në Siri, aty janë vrarë dy gjeneralë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Kjo është ngjarje më e rrezikshme se sa vrasja e gjeneral Soleimanit, i cili pas vrasjes u zëvendësua.

Në rastin konkret janë vrarë të dy bashkë dhe nuk është dikush tjetër që t’i zëvendësojë.

Gjeneralët në fjalë ishin të Gardës Revolucionare të Iranit dhe në hierarkinë e Iranit, Garda Revolucionare qëndron mbi forcat Quds.

Kjo ngjarje ishte planifikuar të dhuronte shumë spektakël, një farë teatri dhe pak viktima, ose aspak viktima si në rastin konkret.

Të gjithë kanë folur për deeskalim, askush nuk do që të ketë një shpërndarje të konfliktit nga Lindja e Mesme, drejt Perëndimit.

Qëndrimi amerikan ka qenë thirrje drejtpërdrejtë ndaj Netanyahut që të mos kundërpërgjigjet dhe ai e ka pranuar.

Për shkak të thirrjes së fuqive ndërkombëtare nuk mendoj se do të ketë kundërpërgjigje të Izraelit në këtë momente, pavarësisht se është e paprecedentë, pasi nuk ka pasur asnjëherë një sulm të drejtpërdrejtë të Iranit mbi Izraelin, por ka qenë e kundërta.

Ndërkohë shtoi se Kosova është një shtet serioz që po përgatitet për sfidën e sigurisë, por se njihet nga shumë më pak shtete se Palestina.

Sipas tij, kemi të bëjmë me dy standarde, nuk është se ka ndonjë sfidë sigurie Kosova nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy