
Shqiptarët që iu bashkuan ISIS në Siri dhe në zonat e tjera të luftës janë në pritje për tu riatdhesuar.
Në Evropën juglindore janë mbi 1000 shtetas, ku mes tyre më shumë se 100 janë shqiptarë qw u bashkuan me grupet terroriste.
Shifrat janë bërë publike nga Agron Sojati, drejtor i qëndres kundër estremizmit të dhunshëm, i cili shtoi se është shumë e rëndësishme që qeveria të nisë planet për rehabilitimin e këtyre personave.
Sojati gjatë fjalës së tij në një tryezë me përfaqësues të OSBE u shpreh se “Rreth 1000 shtetas të Europës juglindore nga të cilët mbi 100 shqiptar iu bashkuan luftës në Siri dhe Irak duke iu atashuar ISIS-it dhe Al Nusrës dhe aktualisht mbi 50 prej tyre janë në proces kthimi.
Shqipëria ëshë në përfundim të planit të veprimit për pjesën e anëtarëve që pret të kthehen dhe të riintregrohen”, njoftoi Sojati.
Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt tha se do të vijojnë përpjekjet për të mbështetur autoritetet shqiptare për parandalimin e dhunës ekstreme të nxitur nga grupet terroriste.
Ambasadori i OSBE-së, vuri theksin te gjendja e burgjeve në Shqipëri në kuadër të ekstremizmit. Ndër të tjera ai përmendi se përmes bashkëpunimit të ngushtë, burgjet në Shqipëri mund të shndërrohen në baza për moderimin dhe deradikalizmin e elementëve që mbartin rrezik për shoqërinë.
“Përmes bashkëpunimit të vijueshëm, burgjet e Shqipërisë mund të bëhen baza për moderim dhe deradikalizim. Ne mbetemi të gatshëm të vijojmë të mbështetim autoritetet përkatëse në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe në shërbimin e provës, përmes një qasjeje të integruar”- tha kryetari i Prezencës së OSBE-së.
Rreth 300 punonjës të burgjeve dhe të shërbimit të provës u trajnuan për parandalimin dhe luftën kundër esktremizmit të dhunshëm dhe rreth 220 të rinj në shërbim prove morën pjesë në forume ndërgjegjësimi.



