Sherri Bedinaj-Muça/ Koreshi: Konflikti për prishje pazaresh, Kadastra ka bërë batërdi me pronat nga Vlora në Sarandë

Sherri Bedinaj-Muça/ Koreshi: Konflikti për prishje pazaresh, Kadastra ka bërë batërdi me pronat nga Vlora në Sarandë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur në mes të ditës në një zonë të frekuentuar nga turistët. 

 

Për MCN Live, Korreshi hodhi drita mbi prapaskenat e këtij konflikti, duke e cilësuar atë si një "prishje pazaresh" të lidhur direkt me tjetërsimin e pronave dhe korrupsionin në Kadastër. Sipas deputetit demokrat, përfshirja e strukturave shtetërore në ngjarje të tilla tregon rënien e sigurisë në vend. 

 

"Kur krimi lëviz në struktura të forta, që këtu shteti ka kryer hall. Sa i përket agjentit Agasi, kur përdoret policia për të marrë peng persona, që këtu është situata absurde se kujt do i drejtohesh ti përveçse të largohesh nga Shqipëria," u shpreh Korreshi, duke denoncuar publikisht përdorimin e forcave të rendit për interesa kriminale. 

 

Korreshi theksoi se zanafilla e këtyre përplasjeve të dhunshme qëndron te përfitimet e paligjshme të pasurive të paluajtshme përmes institucionit të Kadastrës, ku qytetarët e thjeshtë janë të pafuqishëm. 

 

Për mua gjobat e vendosura janë prishje pazaresh, por duke qenë se del një Agas me toka të marra pafund, po sa të tjerë ka në lojë që kanë marrë situata apo pasuri të paluajtshme pa fund përmes Kadastrës? Kadastrës këta i kanë bërë çfarë kanë dashur.

 

Më tej, deputeti bëri një pasqyrim të situatës alarmante në jug të vendit.

 

Nga Vlora e tutje është bërë batërdia, një luftë e madhe. Do vazhdojnë më pas nga Lukova, Qeparo, Borsh, deri sa të bashkohen me Sarandën. Një hallexhi s'ka takat sot me e regjistruar pronën sepse dhe procedurat i kanë bërë të tilla që njerëzit hallexhinj kanë zero akses, kurse kur shkojnë këta përfaqësuesit me emër, ai i ka vënë vulën. 

 

Duke parë rrezikun e madh dhe impaktin negativ që këto ngjarje kanë në imazhin e vendit, Korreshi i bëri thirrje organit të akuzës të ndërhyjë urgjentisht për të zbardhur zanafillën e sherrit. 

 

Prokuroria duhet të nisë hetimin duke thirrur të dyja palët dhe të marrë motivin e ngjarjes. Hapi i parë është pezullimi, sepse fillimisht doli për një gjobë, pastaj rrugët na çuan te pronat. Nëse zona kthehet në burim konflikti, pushuesit do bojkotojnë turizmin. Krimi këtu është kthyer në të sofistikuar, prandaj mendoj se sa më shumë para të pastrohen, aq më të forta do të jenë ngjarjet kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy