
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Por anëtarët e KLP thonë se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të tyre.
“Kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores është jashtë kompetencave tona sepse ka natyrë administrative”, kanë thënë anëtarët e KLP.
Shkarkimi i Markut është kërkuar nga PD-ja dhe LSI-ja, sipas të cilave koha e kryeprokurores në postin e përkohshëm është tejzgjatur falë ndërhyrjeve politike, por edhe për rastin e njërit prej anëtarëve të KLP-së, Bujar Sheshit, i cili rezulton se ka qenë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Zgjedhja e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është kontestuar që në fillim nga dy partitë opozitare, të cilat e kanë akuzuar vazhdimisht Arta Markun për mbrojtjen e figurave të politikës, të lidhura sipas tyre me krimin.



