Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se terminali i përkohshëm për autobusat ndërqytetas do të jetë një çlirim për trafikun brenda Tiranës.
Ai tha se 250 autobusë që bëjnë linjat e jugut dhe shqipërisë së mesme tani nuk do të futen më në qytet dhe kërkoi nga qytetarët të mos udhëtojnë me mjete të palicensuara.



