Aleanca për Teatrin i drejtohet Kushtetuteses/ Aktivistët duan të jenë palë e tretë në padinë e Metës

Aleanca për Teatrin i drejtohet Kushtetuteses/ Aktivistët duan të jenë palë e tretë në padinë e Metës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sipas tyre të drejtën e kauzës për Teatrin Kombëtar.

Kjo aleancë ka depozituar sot kërkesën për tu përfshirë si palë të tretë në padinë që presidenti i vendit Ilir Meta ka ngritur përsa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar.

 “Ne si aleancë kemi sjellë një kërkesë për të marrë pjesë në këto dy çështje. Së dyti kemi kërkuar që të pezullohen efektet ligjore të dy akteve, njëra e nxjerrë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe njëri Këshilli i Ministrave. Ne i kemi kërkuar që të pezullohet si shqyrtim, deri sa kuorumi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i plotë, pra të jenë në masën prej 9 gjyqtarësh”.

 Më heret Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar disa kallëzime në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës, ku ka kërkuar hetim ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy