Thaçi pranon vendimin e Kushtetueses e cila pezulloi dekretin e tij: E respektoj, ftoj politikanët të sillen me maturi

Thaçi pranon vendimin e Kushtetueses e cila pezulloi dekretin e tij: E respektoj, ftoj politikanët të sillen me maturi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet se është njohur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që parashikonte që nesër të formohej qeveria e re, me Avdullah Hotin kryeministër.

“Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Më tej, presidenti fton dhe politikanët e tjerë që të sillen me maturi. “Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përmbyll reagimin e tij Presidenti Hashim Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy