Saktësimi i adresës së banimit, qytetarët mund ta bëjnë përmes “e-Albania” (VIDEO)

Saktësimi i adresës së banimit, qytetarët mund ta bëjnë përmes “e-Albania” (VIDEO)

Duke nisur që nga dita e sotme, çdo qytetar mund të bëjë vetë saktësimin e adresës së tij të banimit, pa patur nevojë të shkojë në zyrën e Gjendjes Civile. Ky është shërbimi i ri online, i ofruar nga Gjendja Civile në bashkëpunim me AKSHI-n. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj ka shpjeguar hapat e thjeshtë që ndiqen për të kryer gjithë procedurën, që merr fare pak kohë. Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko theksoi se veç këtij procesi, po vijon puna për të plotësuar bazën e të dhënave përmes vetëdeklarimit të adresës së shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe me kompletimin e sinjalistikës në njësitë vendore.

Pas tre dekadash i japim fund një problemi shumë të gjatë në fakt të mungesës së adresave të shtetasve shqiptarë. Bashkimi i regjistrit të shtetasve me regjistrin e adresave, ka krijuar tani një regjistër të konsoliduar ku shteti shqiptar e ka të qartë dhe të konsoliduar se ku ndodhen shtetasit e vet. Me shërbimet e reja online gjithashtu, ju keni mundësi të saktësoni adresën tuaj nëpërmjet shërbimit e-Albania, të aksesueshëm nga kompjuteri i shtëpisë, nga celulari juaj, duke evituar kështu të gjithë kalvarin e vajtjes nëpër zyra, të burokracive, apo të kohës së humbur”, thotë zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko.

Dy hapat e tjerë të radhës të rëndësishëm janë, e para, vetëdeklarimi i shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë; kjo për të konsoliduar adresën e tyre në mënyrë që të marrin shërbime dhe të kenë mundësi të zgjedhin; dhe hapi i dytë është, konsolidimi i infrastrukturës dhe të gjithë sinjalistikës me njësitë vendore, në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Prej më shumë se një vit Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Ministria e Brendshme, ka filluar procesin e “popullimit”, ku janë bërë importimi i të dhënave sipas procesit në data bazën qendrore të DPGJC, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, dhe sot kemi një shtim të numrit të personave, që kanë saktësuar adresën e tyre. Por për të lehtësuar punën dhe për t'u qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë të fillimit të vitit, ne sot po lançojmë edhe projektin e ri së bashku me AKSH-in”, shprehet drejtori i Përgjithshëm i GJC Bledar Doracaj.

Sot, çdo shtetas shqiptar i cili ka një adresë të pasaktësuar ende, mund ta saktësojë adresën duke u loguar në platformën e-Albania, me kredencialet e tij, dhe menjëherë, një nga rubrikat që shfaqet aty, është rubrika e saktësimit të adresës.

Është shumë e thjeshtë, mjafton që qytetari të logohet, të japë kredencialet e tij, të klikojë te “bashkia”, më pas te “njësia administrative” dhe kështu me radhë te të gjithë rubrikat përbërëse të gjendjes civile për të saktësuar adresën e tij, duke ngarkuar thjesht një dokument, i cili e lidh vetë personin, shtetasin, me adresën ku ai banon dhe në pak minuta adresa saktësohet nga nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile, i cili e merr informacionin nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy