Gazetari Kastriot Çipi në emisionin ‘Arnautistan’ në MCN TV përballë moderatorit Mustafa Nano ka pasur një ‘përplasje’ sa i përket konfliktit Hamas-Izrael.
Teksa Çipi ka një qëndrim të fortë kundër Izraelit, Nano shprehet se zgjerimi ka gjithmonë një histori dhe nqs i shpall luftë një vendi dhe ai vendi e fiton luftën dhe të vë përpara ai të merr dhe territor.
Biseda Nano-Çipi:
Çipi: përveçse ka pushtuar një tokë prej 80 vjetësh do arsye të tjera për të qenë kundër. Ka një hartë të njohur nga OKB që Izraeli nuk e përfill, një hartë që ishte plani i ndarjes, që ishte i padrejtë dhe ai por që Izraeli nuk e përfill.
Nano: Zgjerimi ka një histori. Nqs i shpall luftë një vendi dhe ai vendi e fiton luftën dhe të vë përpara ai të merr dhe territor.
Çipi: Prej mijëra vitesh kur e ka sulmuar Palestina, Izraelin? Izraeli s’kishte pse të krijohej dhe pse aty?
Nano: Sepse diaspora e famshme janë njerëz që e kanë braktisur vendin e vetë për arsye nga më të ndryshmet dhe vendi i tyre ka qenë pikërisht ajo Palestina.
Çipi: Pra pretendimi yt është që të gjithë çifutët në botë janë hebrenj dhe e kanë origjinën nga ajo tokë përderisa po i quan diasporë?
Nano: Jo ata e kanë natyralisht aty vendin dhe gjithë çifutët nuk e kanë origjinën të gjithë nga aty.
Çipi: Kur thua çifutë ke parasysh fenë apo etninë?
Nano: Kur flet për hebrenj, etnia dhe feja janë një.
Çipi: Jo pse qeka përjashtimi i vetëm në botë kjo, se në të gjitha rastet në botë ka etni dhe fe.
Nano: Ata e kanë përkufizuar kombin e tyre përmes fesë që kanë dhe nëse ti do të bëhesh kristjan bëhesh kollaj.
Çipi: Po dhe çifutë bëhem. Më fal a ka çifutë sot në Kinë, Etiopi, ka kudo. Po deshe të sjell herës tjetër fotografi. Etiopia ka çifutë madje atyre ju vjen turp dhe kanë dashur ti sterilizojnë. Ata duhet të provojnë me ADN se kanë origjinën me atë tokë sepse historikisht ngatërrohet fjala çifutë me hebre.
Nano: Që ata ta vërtetojnë këtë me shumë gjasa do dalin nga Palestina.
Çipi: Nëse ata janë e njëjta racë, pse janë ca të zinj, ca të bardhë, ca të kuq dhe ca të verdhë?
Nano: Sepse ata janë ngatërruar me njerëz në të cilat jetojnë. Ata kanë qenë përgjithësisht besnikë ndaj identitetit të tyre, por ata dhe janë përzierë.
Çipi: Pavarësisht se ti thua është e vështirë eksiton mundësia e konvertimit. Ti dhe unë mund të bëhemi shumë thjeshtë çifutë. Kur ne marrim certifikatën që jemi çifutë ke të drejtën të shkosh në Izrael dhe bëhemi qytetar të Izraelit. Ai që ka lindur në Palestinë që i ka lindur babai, gjyshi që është përzënë nuk ka të drejtë të kthehet në Palestinë, është përzënë në një nga fatkeqësitë që ai popull ka kaluar, prandaj dhe është shpikur kjo ngatërresa e qëllimtë e kombit me fenë. Antisemit, nuk janë vetëm çifutët. Kjo histori fillon me deklaratën e Balfurit. Krimi i izraelit ishte kriminale.
Nano: Ca pikëpyetje në kokë i kam dhe unë me krijimin e Izraelit, por nëse do duhej të mos ndërtohej atje atëherë nuk duhet të ishte ndërtuar fare.
Çipi: Ata e quajnë veten shteti judaik i Izraelit, pra ai është një teokraci e pastër prandaj s’ka kushtetutë dhe se quan veten republikë. Izraeli u krijua për të pasur këtë histori që ka luftë dhunë dhe gjakderdhje.
Nano: Hebrenjtë apo çifutët kishin disa dekada që ishin mobilizuar dhe kërkonin krijimin e një kombi. Ata ishin një etni.
Çipi: Nuk janë pra një etni.
Nano: Janë përzier pra. Ti po hedh një tezë që se kisha dëgjuar ndonjëherë që këta s’janë çifutë. Këto fakte dhe detaje nuk më interesojnë. Shumica e banorëve të izraelit janë me orgjinë nga ajo zonë aty rrotull që vijnë nga Egjipti, Iraku, Siria.
Çipi: Ke burim për këtë sepse mendoj se kur është krijuar Izraeli shumica ka ardhur nga Evropa dhe sot pas kaq vitesh ata kanë lindur atje. Dhe a është e drejtë që një multimiliarder me ndikim apo bashkëpunim të krijoi një shtet nga hiçi? Arabët që janë përzënë me dhunë nga shtëpitë e tyre, nga toka e tyre që quhet Palestinë, nuk lejohet që të kthehen atje.
Nano: Kjo nuk është e vërtetë, kjo është narrativë, është një masë e madhe hebrenjsh që e ka krijuar. Gjithmonë kam pasur disa pikëpyetje me krijimin e shtetit Izrael. Termi arabë është vjedhur se kanë jetuar dhe çifutë aty. Termi Palestinë ka lindur më vonë. Termi arabë u përket të gjithë njerëzve që kanë jetuar aty. I vetmi vend në Lindjen e Mesme ku mund të jesh arab me qejf është Izraeli, ai ka 20% që janë arabë, pjesa më e madhe myslimanë ata janë qytetarë të barabartë të atij vendi dhe nëse bëhet një referendum mes tyre nëse pyeten ku duan të jetojnë qoftë të shkojnë dhe në Palestinë ata do përgjigjen këtu në Izrael. Për mua ai është i vetmi vend demokratik në atë vend. Jam kundër kolonive që krijon Izraeli. Dua të sqaroj se reagimi i izraelit ka qenë i shpërpjestimuar me reagimin që ka bërë Hamasi.
Çipi: Dmth sipas teje në një vend ku digjen kisha dhe xhami ata janë të lumtur të jetojnë? Kjo temë kërkon më shumë diskutim.



