Temperaturat deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit sot

Temperaturat deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit sot

Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë i gjithi nën dominimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore gjatë orëve të para të ditës.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Pritet që gjatë orëve të pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në zonat juglindore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijoj të jetë nën ndikimin mot të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy