Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Zhabina: Një nga emrat Plaurent Dervishaj, komunikimi në SKY/ECC zbardhi ngjarjen

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Zhabina: Një nga emrat Plaurent Dervishaj, komunikimi në SKY/ECC zbardhi ngjarjen

Gazetari Zhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar mbylljen e hetimeve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojit dhe zbardhjen e emrave për grupin kriminal.

Ai tha se  një nga emrat që lidhet me këtë ngjarje është Plaurent Dervishaj i cili aktualisht ndidhet në Dubai, ndërsa bëri të ditur se ai ka organizuar dhe dy herë të tjera atentate por që kanë qenë pa rezultat.

Sipas tij motivi është ende i paqartë dhe në këtë ekzekutim janë të përfshirë më shumë se 10 persona.

Drupal Ad

 

 

 

Emrat janë të njohur dhe në dosje të tjera, personi që ka organizuar dhe ka dashur të eliminoj Ndojën dhe Aleksandër Lahon është Plaurent Dervishaj i cili ndodhet aktualisht në Dubai, është person për të cilin është dërguar kërkesa për gjykim.

Plaurent Dervishaj me këtë ngjarje e lidhim sepse në vitin 2019 në qershor në Durrës i është bërë atentat por për fat të mirë makina e tij ishte i blinduar dhe nuk u vra askush por Plaurenti ka qenë në makinë me Julian Meçën dhe një person me mbiemrin Haxhija dhe ai dyshonte pas atentatit fshihej Aleksandër Laho dhe sipas dosjes hetimore Dervishaj ka organizuar dhe dy atentate të tjera por të pasuksesshëm.

Kam përshtypjen se dhe dosja nuk është e qartë për motivin, janë dy grupe që funksionojnë në Durrës dhe po flasim për vitin 2019 kur grupi e Plaurent Dervsihaj ka qenë një ndër më të fortët dhe Aleksandër Laos po ashtu. Laho nuk e di nëse ka masë sigurie në këto momente dhe është i pa arrestuar por mendohet se është jashtë vendit. 

Ishin Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani e shumë të tjerë në këtë çështje dhe këtu SPAK nuk ka zbardhur motivin, por ka arritur të zbardh këtë ngjarje por motivi është ende i paqartë.

SPAK duhet thënë se zbardhjen e kësaj ngjarje e kishte ndarë në dy fraksione, duhet thënë se nga mënyra se si SPAK e kishte organizuar dosjen dhe njoftimin duket se janë më shumë se 10 persona të përfshirë në këtë ekzekutim çka i bën ata një grup kriminal të strukturuar. Dhe nga ana e prokurorisë kjo quhet një ngjarje e zbardhur dhe të gjithë personat janë dërguar për gjykim dhe pse një pjesë e tyre ndodhen jashtë vendit.

I pyetur e çfarë e zbardhi këtë ngjarje, Zhabina tha se kjanë provat e prokurorisë në terren si dhe komunikimet e grupit në Sky/ECC.

Mendoj se SPAK ka pasur të dhëna për ekzekutorët, prova dhe të dhëna se kush ishin ekzekutorët, por ajo që i ka ardhur në ndihmë SPAK është skyecc që duhet thënë se në vitin kur ngjarja ka ndodhur ka qenë në përdorim nga këto persona dhe janë organizuar me anë të komunikimeve që kryenin në këtë platformë dhe kjo ka qenë një ndihmë e madhe për prokurorinë e posaçme për ta zbardhur.  

Provat në terren dhe komunikimet e skyecc janë ato që kanë zbardhur këtë ngjarje. Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje është një vepër e rëndë  por ajo që i gropos në thonjëza është grupi i strukturuar kriminal dhe këta persona rrezikojnë minimumi 25 vite burg secili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy