Papa: Çfarë fitoreje është kjo? Në Tiranë nuk sheh asnjë fytyrë të gëzuar

Papa: Çfarë fitoreje është kjo? Në Tiranë nuk sheh asnjë fytyrë të gëzuar

Gazetari Robert Papa e shpjegon me kombinimin e disa faktorëve humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale. Në studion e lajmeve në MCN TV, Papa tha se procesi i së dielës tregoi se votimi elektronik nuk është i besueshëm.   

Fakti që 10% nuk votuan për shkak të mosidentifikimit elektronik nuk është pak. Nuk pashë fytyra të gëzuara në Tiranë. Për një shqiptar që shikon këto shifra ndihet keq. Çdo gjë është matematikë.

Një pjesë e madhe demokratësh nuk kanë votuar. Një pjesë e madhe kanë ikur. Shumë të tjerë kanë qenë nën presionin për të mos votuar. Një masë e madhe të moshuarish nuk votojnë dot. Votimi elektronik tregoi se nuk mund t’i besohet. Në çdo vend të botës, duke qëndruar në pushtet kaq gjatë, njerëzit.

Papa theksoi më tej se vendi ka nevojë për rotacion, ndërsa numri i mandateve që ushtron një kryetar bashkie duhet të kufizohet.

Ne i kemi humbur zgjedhjet lokale edhe në ‘92. Shqipëria ka një bazë ish-enveriste që qëndron aty. Shqipëria ka nevojë për rotacion. Rama duhet të ikë. Duhet të ketë edhe kufizim mandatesh. Si mund të durojë Tirana 3 mandate këtë zotërinë që mashtron me 1 milion pemë.

Nuk e rekomandoj bojkotin. Por fakt është se me votë, ky nuk ikën. Si do të përmbyset? Pa votën e diasporës, ky sistem nuk ndryshon. Berishës i sugjeroj që të ndërtojë një çështje të re.

Respekt për Mirditën dhe Kavajën. Ka edhe njerëz që nuk shiten në Shqipëri.

Nuk ka shans të fitosh në Tiranë me 54 mijë vota plus. Dola rrugëve të Tiranës, nuk pashë fytyra të gëzuara.

PD hyri pa financim, pa vulë. Garë e pabarabartë. Shqipëria meriton të drejtohet nga e djathta. PD-ja e vulës u mund nga Arlind Qori.  

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy