Turizmi, Xhepa: Fundviti në Durrës i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, 20% më shumë se një vit më parë (VIDEO)

Turizmi, Xhepa: Fundviti në Durrës i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, 20% më shumë se një vit më parë (VIDEO)

Eduard Xhepa, kryetar i shoqatës së turizmit në Durrës në një lidhje skype me MCN Live bëri me dije se festat e fundvitit kanë mbushur Durrësin me turistë të huaj dhe vendas.

Ai tha se Durrësi këtë fundvit ka ofruar paketa të shumta dhe se favor ka qenë dhe koha e mirë që shoqëroi vendin. Sipas tij, krahas turistëve vendas, ka pasur shumë të ardhur nga Kosova dhe Italia që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar festat.

Ky fundvit ka qenë shumë i mirë në Durrës duke nisur nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Ka qenë një vit që Durrësi ka pasur goxha turistë vendas dhe të huaj kjo dhe falë shtrirjes gjeografike që ky qytet ka dhe për shkak të saj dhe mundësive të shumta. Durrësi ka pasur goxha oferta të mira këtë vit dhe ka qenë fat që dhe koha ka qenë mjaft e mirë, dhe ofertat kanë pasur të përfshirë hotelin, aktivitete e përfshira pas 12 të natës, turistët kanë shëtitur në qendrat muzeale, kanë shfrytëzuar dhe detin, pra ka qenë një fundvit i mbarë për Durrësin. Ka pasur një organizim, aktivitete të ndryshme nga bashkia, ka gjallëri dhe vlen të theksohet se ka pasur një fluks të ardhurish nga Italia, Kosova që kanë kaluar festat në Durrës.

Më tej ai shtoi se krahasuar me një vit më parë ka pasur kërkesa në rritje për të kaluar festat në Durrës, ku qyteti bregdetar ka pritur 20% më shumë turistë se një vit më parë.

Turizmi në Shqipëri po vjen gjithnjë në rritje, dhe Durrësi ndoshta dhe nga investimi që pritet të bëhet po shihet me një sy tjetër, po shihet si një destinacion turistik me perspektivë. Standardet dhe eksperiencat që ka Durrësi në fushën e turizmit është shumë e mirë. Shifrat e sakta nuk janë nxjerr akoma, por mund të them se ka pasur 10-20% më shumë turistë se një vit më parë.

Xhepa përmendi dhe problemin me largimin e të rinjve nga vendi duke krijuar vende vakante për punëtorë, por që theksoi se priten të lidhen kontrata me punonjës të huaj të kualifikuar.

Është një problem që ekziston në gjetjen e personelit sepse shumë të rinj po largohen jashtë shtetit për mundësi më të mira, por gjithsesi strukturat turistike kanë nisur të gjejnë staf dhe po lidhin kontrata me punëtorë të huaj të kualifikuar. Dëshira është të punojmë me punëtorë shqiptarë por në pamundësi do vijojmë me të huajt dhe shërbimi do të jetë në standardet e duhura, por besoj se këto janë periudha tranzicioni. Prandaj bëj thirrje që të rinjtë të profilizohen në një profesion dhe të punojnë në vendin e tyre sepse Shqipëria është me shumë perspektivë. Pagat janë rritur, lëvizja e popullsisë në gjithë botën ekziston kështu që vështirësi me punonjësit i kemi pasur dhe do i kemi gjithmonë se ata janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të mirë, por mendoj se është një problem i zgjidhshëm. Shpresoj që Shqipëria të kthehet në një destinacion turistik në 365 ditë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy