Avokati Rezart Kthupi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se protestat që thërret opozita nuk ngjisin pasi mungon koherenca politike dhe se qëllimi i Berishës është të mbajë PD-në si mburojë politike përballë drejtësisë.
Sipas Kthupit nuk mund të dalësh në protestë kur të sjell fletëthirrje SPAK-u.
PD duhet të kthehet tek forumi dhe nga aty të fillojë të prodhojë një brez të ri politikanësh që fatkeqësisht e ka djegur 7-8 vitet e fundit.
Analiza e brendshme bëhet në selinë qendrore, nuk ka nevojë të shkosh në bazë, mblidhen kokat, Këshilli Kombëtar. Nuk mund të bësh analizë zgjedhjesh sa kohë që ata që dështuan ti i emërove drejtues politikë.
Që të ngjisë protesta duhet të ketë koherencë politike. Nëse shkohet për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, fillohet kërkohet dorëheqja e Ramës, jo kur ka ngërçe juridike Sali Berisha të dilet në protestë. Nuk mund të dalësh në protestë kur të sjell fletëthirrje SPAK-u për të kërkuar që të japë dorëheqjen ai që e ka marrë SPAK-u si të pandehur.
Qëllimi i Berishës është të mbajë PD-në si mburojë politike përballë drejtësisë.
Nëse kishte moment për të thirrur protestë ishte para 10 ditësh, jo tani.



