Nëntë turistë kanë vdekur në veri të Indisë pasi automjeti me të cilin udhëtonin u godit nga gurë që binin.
Tre persona të tjerë thuhet se u plagosën në incidentin i cili ndodhi në shtetin e Himachal të dielën.
Pamjet dramatike të gurëve të mëdhenj që binin dhe përplasen me makinën dhe urën janë publikuar në rrjetet sociale.
Në videon e shpërndarë në Twitter, gurët e mëdhenj mund të shihen duke goditur automjetet e parkuara përpara se të shembnin një urë.
9 dead and 3 injured as a bridge in #SanglaValley of Kinnaur collapses. #HimachalPradeshpic.twitter.com/j0QgnO0sO0
— Shivangi Thakur (@thakur_shivangi) July 25, 2021



