Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Socialiste më 22 tetor përpos kryetarit të ri të FRESSH, nënkryetarëve dhe kryesisë zgjodhën edhe delegatët që do t`i përfaqësojnë në Kongresin Zgjedhor të Forumit në muajin dhjetor.
Në një deklaratë për mediat anëtarja e Kryesisë së FRESH bëri me dije numrin e delegatëve për çdo qytet. Lista kryesohet nga Tirana me 352 delegatë.
