Akademia e Shkencave, mbledhje urgjente pas deklaratës së Ramës

Akademia e Shkencave, mbledhje urgjente pas deklaratës së Ramës

Akademia e Shkencave ka thirrur një mbledhje urgjente menjëherë pas deklaratës që kryeministri Rama bëri sot lidhur me ndërprerjen e fondeve për këtë akademi.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama e krahasoi Akademinë e Shkencave me një nëndetëse të sovjetikëve të kalbur që rri në rërë.
 

Njoftimi i Akademisë së Shkencave

Mbështetur nevojës që ka situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, për shqyrtim, analizim, dhënie mendimesh dhe rrugëzgjidhjesh nga Asambleja e akademikëve si organi më i lartë drejtues i saj; e posaçërisht ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave pas njoftimeve në media për mos alokimin e mbështetjes buxhetore për vitin 2018; me kërkesë të një grupi akademikësh dhe me aprovimin e Këshillit ekzekutiv dhe të Kryesisë së ASH-së ju propozojmë:

Rendi i Ditës
Situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, e posaçërisht, ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave. Diskutime dhe dhënie mendimesh.
Deklaratë e Asamblesë së Akademisë së Shkencave.
(Diskutimet të përgatiten me shkrim. Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme. Në mbledhje janë të ftuar të gjithë anëtarët e asamblesë, akademikët me status mbi 75 vjeç dhe përfaqësuesesit e Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave).
Kryesia e Akademisë së Shkencave

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy