Merkel dhe Trump nuk shtrëngojnë duart në zyrën Ovale

Merkel dhe Trump nuk shtrëngojnë duart në zyrën Ovale

Kancelaria gjermane Angela Merkel ishte lidrja e radhës e cila zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump.

Pas takimit në zyrën Ovale ku Presidenti nuk shtrëngoi duart me kancelorern tregoi se ky ishte treguesi i parë i ndasive të shumta që ekzistojnë mes tyre.

Gjatë konferencës për shtyp Trump deklaroi se në bisedën me dyer të mbyllura, i kishte kërkuar kancelares Merkel që Gjermania të dërgojë normën e shpenzimeve për NATO-n në nivelin 2%, aq sa parashikohet për anëtarët e Aleancës, gjë për të cilën Merkel e premtoi si një çështje të mbyllur brenda vitit 2024.

Më tej, Trump theksoi rëndësinë e luftës kundër terrorizmit si dhe rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara. 

Nga ana tjetër, kancelarja Merkel, tha se është më mirë që dy liderët të flasin me njëri-tjetrin, se sa për njëri-tjetrin, referuar deklaratave të shpeshta që kanë ardhur nga Donald Trump. Merkel trajtoi edhe çështjen e konfliktit të Ukrainës duke nënvizuar se marrëveshja e Minskut nuk është zbatuar siç duhet, ndërkohë që tha se do të vijojë punë edhe mbi këtë çështje.

Një vend të gjerë në takimin Trump-Merkel kanë zënë çështjet ekonomike. Presidenti amerikan deklaroi se shumë shteteve kanë abuzuar me SHBA-në në këtë aspekt, por sipas tij ky standart do të marrë fund në Presidencën e tij.

Nga ana tjetër, Merkel, deklaroi se është mirë që marrëveshjet ekonomike të firmosen në të mirë të të dyja palëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy