Resort 8-katësh në Pishë Poro-Nartë/ Feruni: Shkatërrohet ekosistemi, kushdo që të ndërtojë është i papranueshëm

Resort 8-katësh në Pishë Poro-Nartë/ Feruni: Shkatërrohet ekosistemi, kushdo që të ndërtojë është i papranueshëm

Eksperti i mjedisit Lavdosh Feruni, për ndërtimin e një resorti 8-katësh në Pishë Poro-Nartë, brenda zonës së mbrojtur, thotë se është një nga asetet më interesante jo vetëm të Shqipërisë, por në nivel europian. 

 

Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se Pish Poro është shumë afër deltës së Vjosës dhe se për këtë çështje duhet një debat i madh me ekspertët dhe shoqërinë.

 

Feruni shtoi se kushdo që të ndërtojë aty pa leje, pa një miratim paraprak dhe dashamirësi të qytetarëve, institucioneve, është totalisht i papranueshëm, për shkak se dëmtohet ekosistemi.

 

Gjëja më e rëndësishme sot është që të flitet për këtë gjë dhe të jenë të përfshirë shumë aktorë dhe shkencëtarë, profesorati, dhe qytetarë të Vlorës që duhet të jenë të informuar. Nuk kam interes se kush po ndërton, por pse po ndërtohet. Kushdo që të ndërtojë aty pa leje, pa një miratim paraprak dhe dashamirësi të qytetarëve, institucioneve, është totalisht i papranueshëm. Nuk ka rëndësi se kush ndërton.

 

Mund të çojë në një zgjidhje më të mirë se sa resorti, që duhet të kemi imazhin e keq të Green Coast dhe të na bëhet dhe ajo hapësira aty. Ështrë vërtetë park kombëtar me vlera të jashtëzakonshme si ekosistem.

 

Në studimet që janë bërë që kur Lufter Xhuveli ishte ministër, nga studimet që janë bërë me ndërkombëtarët është thënë se aty që nga derdhja e Vjosës deri në Llogari, është 28% pasuri e florës së Europës. Nuk mund të operojmë në mënyrë kaq barbare dhe të shkatërrojmë dunat e rërës dhe biodiversitetin aq të pasur, të trembim aq shumë shpendë që kanë shtëpinë e tyre aty. 

 

Kjo është e papranueshme dhe mendoj se do të ketë një reagim jo të dfortë, duke flluar nga dita e shtinë kur do të ketë një protestë jo të vogël. Zonat e mbrojtura duhet të jenë të mbrojtura ashtu siç kanë qenë në ligjin e 2017. Humbet gjithë vlera e këtij ekosistemi.

 

Ai nuk është më ekosistem, por kthehet në një hapësirë betoni ku do të ndërtohen disa vila dhe kështu me radhë. Unë nuk jam kundër zhvillimit të turizmit, por duhet një zhvillim natyror që të ruhet flora dhe fauna. Nëse do të ndërtohet, harroje që të shohësh më flamingo në këtë territor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy