Era e fortë ka riaktivizuar disa vatra zjarri në zonën e prekur nga flakët në Voskopojë, duke vështirësuar punën e forcave të angazhuara në terren.
Ekipet e shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera vijojnë operacionin, të organizuara në grupe pune për krijimin e korridoreve mbrojtëse, me qëllim izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.
Autoritetet pritet të japin përditësime të tjera në varësi të ecurisë së ndërhyrjes në terren.



