Tushi: T'u flasim fëmijëve se pjekuria seksuale nuk është mosha për martesë. T'i mbrojmë ata nga vetja dhe shoqëria

Tushi: T'u flasim fëmijëve se pjekuria seksuale nuk është mosha për martesë. T'i mbrojmë ata nga vetja dhe shoqëria

Duke marrë shkas nga rastet ekstreme të abuzimit seksual me minorenë nga ana e të rriturve, sociologu Gëzim Tushi, thotë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se liberalizimi i jetës seksuale në vend, na sjell deri te këto fenomenet ekstreme të ulëta shoqërore.  

Sipas Tushes, rasti i fundit i martesës së 14 vjeçares me mjekun fetar, duhet parë më kujdes sepse ka të bëj me konceptin fetar, ndërkohe që Shqipëria është një vend laik.

Fenomeni i abuzimeve seksuale dhe të natyrave perverse, siç janë pedofilia, incestet familjare, përdhunimet, janë të ekzagjeruar në shoqërinë tonë, këto si pasojë e liberalizmit të jetës shoqërore në vend.

Ne erdhëm nga një shoqëri komuniste që kishte rregulla të caktuara për jetën edhe pse normalisht edhe atëherë ndodhnin, por të pakta.

deja sot se trupi jot është privat dhe mund të bësh çfarë të duash me të, na çoj deri te këto fenomene falë këtij liberalizmi të jetës shoqërore.

Rasti i fundit duhet parë me shumë kujdes, sepse ka të bëj me koncepcionin fetar ndërkohë që ne jemi shtet laik.

Sociologu Tushe sugjeron që tu flitet fëmijëve në aspektin edukativ që pjekuria seksuale nuk është mosha për martesës si dhe ti mbrojmë ata nga vetja dhe shoqëria.  

Duhet themi që sot fëmijët janë viktima. Te fëmijët 13 vjeç, ndodh pjekuria seksuale, por duhet folur me ta, sepse njeriu piqet më përpara seksualisht sesa nga ana mendore.

Prandaj është shkolla, familja, media, që duhet tu ndihmojë të rregullojnë ekuacionin. U duhet folur, komunikuar, prandaj është e nevojshme kultura e edukimit seksual që në fëmijëri.

Fëmijët duhet ti mbrojmë nga dy rrethana. Së pari nga vetja, sepse u ndodhin gjëra në trupin e tyre që nuk din ti shpjegojnë dhe ti mbrojmë nga të tjerët, nga pedofilët, perversët dhe kriminelët seksualë që janë shtuar në masë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy