Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku një 46-vjeçare nënë e dy fëmijëve u vra nga bashkëshorti, i cili u arratis pas aktit. Viktima e identifikuar si Luiza Mullalli, u vra në rrethana ende të paqarta dhe u hodh në një gropë të ujërave të zeza nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli. Ka qenë djali i saj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa 55-vjeçari u gjet i vetëvrarë mëngjesin e së dielës.



