Grabitja me pistoletë lodër kur po mbyllej Exchange, dyshohet se u morën 15-20 mijë euro (VIDEO)

Grabitja me pistoletë lodër kur po mbyllej Exchange, dyshohet se u morën 15-20 mijë euro (VIDEO)

Mësohen detaje të reja nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një pikë këmbimi valutor në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Gazetari Besmir Pula raporton për MCN Live, se personi i cili ndodhej në banak në momentin e grabitjes, ishte vëllai i pronares së Exchange, dhe ngjarja ka ndodhur në momentin që po mbyllej pika e këmbimit valutor.

Autori nën kërcënimin e një arme lodër, e ka goditur pronarin dhe më pas ka kryer pjesën e vjedhjes dhe është larguar.

Kjo pikë Exchange ushtron aktivitetin prej 4 vitesh, personi që ndodhej në banak, është vëllai i pronares së pikës së këmbimit valutor.

Nuk dihet ende shuma e vjedhur. Oficerët e krimeve që kanë komunikuar me personin që ndodhej kur ndodhi ngjarja, nga dëshmia e tij kanë mësuar se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 15-20 mijë euro të vjedhura.

Në arkë kanë mbetur rreth 40-50 mijë euro para të tjera. Por do të ketë një inventar sot, për të mësuar shumën e saktë të vjedhur në pikën e këmbimit valutor.

Autori ka pritur sa pronari të dalë nga dera e brendshme e pikës së këmbimit valutor, në momentin që ka qenë dera hapur, për të kryer edhe grabitjen.

Janë sekuestruar kamerat e biznesit, të jashtme dhe të brendshme që tregojnë se si kryhet gjithë vjedhja në pak sekonda, por edhe kamerat e bizneseve përreth.

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy