Politikanët australianë dënojnë protestat anti masave Covid

Politikanët australianë dënojnë protestat anti masave Covid

Politikanët australianë kanë dënuar protestat kundër kufizimeve të Covid-19, ndërsa rastet vijojnë të rriten.

Mijëra qytetarë marshuan në Sidnei të shtunën dukë kërkuar dhënien fund të masave të kufizimit.

57 persona të përfshirë në protestën e Sidneit janë akuzuar për nxitje, ndërsa më shumë se 500 janë gjobitur.

Të dielën, kryeministri i Uellsit të Ri Jugor (NSW) Gladys Berejiklian tha se protestuesit "duhet të ndihen të turpëruar".

"Miliona dhe miliona njerëz në të gjithë shtetin tonë po bëjnë gjënë e duhur dhe kjo gjë ma theu zemrën që këta njerëz të kishin një shpërfillje të tillë ndaj bashkëqytetarëve të tyre," u tha ajo gazetarëve.

Shteti regjistroi 141 raste të reja të dielën, rritja e dytë më e lartë ditore e vitit. 

Autoritetet vendase pritet të zgjasin bllokimin aktual, i cili është vendosur të përfundojë më 30 korrik.

Rreth 13 milionë australianë janë përsëri në bllokim pasi qeveritë e shtetit rivendosën kufizimet në javët e fundit për të luftuar variantin Delta, i cili ka rritur rastet në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy