
Ibsen Elezi, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar në PD tha në studion e MCN Live se kreu i Partisë së Lirës Ilir Meta është në kufijtë minimal sa i përket rezultateve të tij në zgjedhje.
Të thuash se Ilir Meta merr 20 mandate është çmenduri.
Është krijuar një kulturë e sondazheve, në shumë raste shifrat korrespondojnë dhe tregojnë që Meta është kufijtë minimalë.
Lëvizjet e Metës janë pjesë e një imoraliteti politik. Kjo lëvizje pa asnjë princip të vlerësohet me 20 mandate është çmenduri.
Sipas Elezit, jemi në një sistem parapolitik pasi rregullat cenohen hapur ditën me diell.
Edhe në politikë, jemi në një sistem parapolitik se aty ku cenohet rregullat hapur ditën me diell, aty nuk mund të flitet për konkurrencë dhe ekonomi.
A ka ndonjë lëvizja nga ana e SPAK që të bjerë tek dera e ofshore-ve, të kërkojë ligje, të ëkrkojë ndryshime, t’i kërkojë politikës, ta trysnojë politikën, ta bëjë politikën pjesë të debatit të elitave në këtë vend?



